CH-Ballkani
Qeveria e dërgon në Kuvend marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi
Në mbledhjen e së enjtes paradite Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe të njëjtin e ka proceduar për në Kuvend për ratifikim. Siç njofton Zyra për Shtyp e Qeverisë përmes një komunikate në këtë mbledhje kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për vendin, pasi nga kjo varen shumë procese të rëndësishme. Sipas këtij njoftimi Mustafa e ka përsëritur qëndrimin e tij me vijat kufitare me Malin e Zi Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë.
“Para së gjithash si argument e themi pasi që është nënshkruar marrëveshja në Vjen na shërbejnë edhe vlerësimet e Komisionit Ndërkombëtar të themeluar nga presidentja e vendit, e cila ka vlerësuar se kufiri është aty ku e ka caktuar Komisioni shtetëror. Prandaj, mendoj se jo vetëm që ne duhet ta procedojmë këtë, por duhet edhe të punojmë me opinionin dhe t’i bindim qytetarët se një vendim i tillë është i drejtë dhe se kauza e opozitës lidhur me këtë është e paqëndrueshme, është artificialisht e krijuar. Nuk ka argumente që një çështje e tillë tani të kthehet ose që të pengohet, sepse na pengohen shumë procese të integrimeve evropiane dhe euroatlantike me këtë”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas këtij njoftimi në mbledhjen e Qeverisë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka arsyetuar Projektligjin duke thënë se dispozitat e tij mundësojnë që nëse ka fakte të reja, dhe me pajtimin e palëve, mund të ndryshohen dhe plotësohen.
“Ky Projektligj ka tri shtylla kryesore të ndërtuara në tre nene. Së pari ratifikohet marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi, të nënshkruar në Vjen me datën 26 gusht të vitit 2015. Neni i dytë ka të bëjë me dispozitat e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015. Nëse ka fakte të reja ligjore mund të ndryshohen dhe të plotësohen me pëlqimin e palëve . Dispozitat e kësaj marrëveshje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë, të paraparë për miratime. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar. Pjesa e tretë e këtij projektligji e ndërtuar në nenin e tretë , ka të bëjë me pjesët përbërëse të këtij Projektligji”, ka thënë Hoxhaj.
Ndryshe, një grup i vogël qytetarësh, kryesisht aktivistë të Vetëvendosjes po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës duke shprehur kundërshtimin me mundësinë që deputetët e Kuvendit ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












