Lajme
Qeni që çdo ditë i përshëndet fqinjët duke hipur mbi çatinë e shtëpisë
Golden Retrieveri i quajtur Huckleberry pëlqen të përshëndesë fqinjët dhe miqtë e rinj nga çatia e shtëpisë në Austin, Teksas, përcjell albinfo.ch.
Huckleberry filloi të tregonte anën djallëzore një vit pasi familja Lindenmuth u zhvendos në shtëpinë e tyre aktuale në Austin.
Pronarët pasi kuptuan se sa shumë i pëlqente Huckut të shikonte lagjen nga çatia, pronarët filluan të lejojnë vizita të mbikëqyrura në majë të shtëpisë, gjë që tani është bërë rutinë.
“Ne e lejojmë të hip atje vetëm kur jemi në shtëpi, përndryshe ai do të ishte atje gjatë gjithë ditës. Që kur është i vjetër, ne i kemi bërë një rampë të vogël tani, që të mos i lëndojë këmbët duke u ngjitur lart”, tha Allie. Për shkak të kohës së tij në çati, Huck ka mbledhur mjaft fansa vendas dhe mbështetës në internet, dhe tani ka mbi 44 mijë ndjekës në Instagram.
Fqinjët e Lindenmuths dinë të kërkojnë Huckun në çati, ku qeni i përshëndet me padurim nga vendi i tij, por kalimtarët ende vijnë te dera çdo javë për të takuar Huckleberryn për herë të parë.
“Ai thjesht pëlqen të shikojë fqinjët që kalojnë. Ai ka një pamje të mahnitshme të Austin nga çatia. Unë me të vërtetë mendoj se ai mendon se është vetëm një zgjatim i oborrit. Ai leh me të gjithë fqinjët tanë për t’u thënë: “Përshëndetje!”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










