Lajme
Putini me dekret ndalon eksportimin e naftës drejt Perëndimit
Putini e nënshkruan dekretin, Rusia nuk eksporton më naftë drejt Perëndimit
Rusia nuk do të furnizojë më me naftë, të paktën deri në gjysmën e vitit të ardhshëm ato vende që respektojnë një kufi çmimi të rënë dakord nga vendet perëndimore, përcjell albinfo.ch.
Sipas agjencisë Ria Novosti, dokumenti sqaron se ndalohen dërgesat nëse kontratat specifikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi një çmim tavan. Ndalimi i furnizimit me naftë nën çmimin maksimal hyn në fuqi më 1 shkurt 2023 dhe është i vlefshëm deri më 1 korrik.
Kufiri i çmimit, i cili ndalon vendet të paguajnë naftën ruse më shumë se 60 dollarë për fuçi, hyri në fuqi më 5 dhjetor dhe gjeti dakordësinë praktikisht e të gjitha vendeve perëndimore: vendet e G7, Australia dhe anëtarët e BE-së.
Nafta aktualisht po tregtohet me rreth 80 dollarë për fuçi, shumë më poshtë nga majat ku arriti mbi 120 dollarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









