Lajme
Putin shkarkon gjeneralë, i akuzon se s’bënë mjaftueshëm për ta pushtuar shpejt Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar të paktën gjashtë gjeneralë me arsyen se lufta në Ukrainë nuk përparoi shpejt
Kremlini zyrtar priste që Ukraina të pushtohet brenda disa ditësh, ndërsa gjashtë muaj më vonë Putin tashmë e ka humbur durimin me gjeneralët e tij.
Lajmin për shkarkimin e gjeneralëve e ka konfirmuar edhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, ku tha se Putin dhe ministri Sergei Shoigu e kanë marrë vendimin për shkarkimin e tyre.
Teksa Rusia është shtyrë prapa në jug të Ukrainës dhe është mbyllur në një ngërç të përgjakshëm në lindje, ministri Shoigu pretendoi se forcat ruse kanë ngadalësuar përparimin e tyre për të parandaluar viktimat civile. Ministria e Mbrojtjes tha se kjo “pothuajse me siguri është dezinformim i qëllimshëm”, shkruan Express.co.uk.
Në ditën e njoftimit të Shoigu, një raketë balistike ruse SS-26 Iskander goditi një tren në qytetin Chaplyne, duke vrarë dy fëmijë. I njëjti sulm ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 23 civilëve të tjerë.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











