Sport

Pushime falas për Majlinda Kelmendin

Galatasaray do ta shpërblejë jo vetëm Majlinda Kelmendin, por familjen e saj me një javë pushim në bregdetin e Antalyas

 

Majlinda Kelmendi jo vetëm që ka shtuar popullaritetin e saj në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe shpërblimet. Të premten u shpërblye nga Ministria e Sportit të Kosovës me 100 mijë euro, por kanë ardhur edhe disa shpërblime tjera, shkruan albinfo.ch.

Klubi më i famshëm turk Galatasaray ka vendosur që të shpërblejë xhudisten pejane. Galatasaray do ta shpërblejë jo vetëm Majlinda Kelmendin, por  familjen e saj me një javë pushim në bregdetin e Antalyas, shkruan faqja zyrtare e klubit nga Stambolli. Majlinda përfaqëson këtë skuadër në garat evropiane, madje i ka sjellur shumë suksese.

Por, edhe nënkryetari i Ulqinit gjatë ndarjes së shpërblimeve për Majlindën në Ministrinë e Sportit i ka premtuar dy javë pushime falas dhe i ka dhuruar edhe një pikturë. Gjithashtu Majlinda është e mirëpritur sipas tij gjithmonë në bregdetin shqiptar.

Majlinda Kelmendi ditë më parë fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.