Kosova
Punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan nisin brenda disa javësh
Kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë takimit që pati me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri
Ndërtimi i autostradës Prishtinë –Gjilan, pritet të nisë brenda disa javësh. Kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë takimit që pati me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Gjatë kësaj vizite janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh.
Ministri Lekaj ka deklaruar se, edhe pse ka pasur kundërshtime për autostradën Prishtinë –Gjilan, punimet e ndërtimit pritet të fillojnë brenda disa javësh. Sipas tij, kjo auto-rrugë ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe e lehtëson lëvizjen e qytetarëve.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lufi Haziri, tha se marrëveshjet e nënshkruara janë projekte infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në fshatra dhe qytet.
E-Diaspora
-
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih Kompania ajrore “Chair Airline” do të jetë linja e parë që nis operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar... -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











