Shqipëria
Punësimi në Shqipëri, më pak femra se meshkuj
Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %
Papunësia në Shqipëri është zvogëluar paksa. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,3 pikë përqindje, përcjell albinfo.ch.
Në tremujorin e dytë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,3 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 3,4 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, punësimi shënoi një rritje prej 1,8 %.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje.
Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,5 pikë përqindje dhe për femrat ka rënë me 1,7 pikë përqindje.
Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 14,9 % dhe për femrat është 12,5 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 26,4 %. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,2 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 10,8 %. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rënie prej 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë ka rënë me 0,4 pikë përqindje.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












