Lajme
Pse SHBA po ndalon përdorimin e TikTok?
Kentaki është vendi i fundit që u bashkohet 20 shteteve të tjera, i cili ndalon përdorimin e Tik Tok në pajisjet qeveritare, duke theksuar shqetësimet për sigurinë kibernetike.
Dy ditë më parë, edhe guvernatorët e Wisconsin dhe Karolinës së Veriut nënshkruan urdhra për ndalimin e TikTok në pajisjet qeveritare.
Autoritetet përfaqësuese të TikTok thanë se ishin të “zhgënjyer që kaq shumë shtete po hidhen në bandën politike për të miratuar vendime që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza për TikTok-un.
TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020.
Thirrjet për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare u shtuan pasi drejtori i FBI-së tha në nëntor se ai paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Sipas tij, qeveria kineze mund të shfrytëzojë aplikacionin për të ndikuar te përdoruesit ose për të kontrolluar pajisjet e tyre.
Për tre vjet, TikTok, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues, ka kërkuar të sigurojë Uashingtonin se të dhënat personale të qytetarëve amerikanë nuk mund të aksesohen dhe përmbajtja e tij nuk mund të manipulohet nga Partia Komuniste e Kinës ose ndonjë ent tjetër nën ndikimin e Pekinit.
TikTok përdoret nga dy e treta e adoleshentëve amerikanë dhe është bërë aplikacioni i dytë më i popullarizuar në botë. Kanë nisur të ngrihen shqetësime për përmbajtjen e TikTok-ut nëse po dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










