Lajme
Pse Gjermania po shton forca të sigurisë në kufirin me Poloninë
Mësohet se Gjermania ka shtuar sigurinë në kufirin me Poloninë, në përpjekje për të trajtuar një fluks të migrantëve nga Bjellorusia, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet njoftuan për vendosjen e qindra policëve shtesë në kufi, derisa një zyrtar qeveritar tha se Berlini është i gatshëm të rrisë edhe më shumë kontrollet kufitare.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, i tha gazetës Bild am Sonntag se 800 policë janë dërguar në kufi.
“Nëse është e nevojshme, unë jam gati të urdhëroj përforcime tjera”, tha ai.
Policia gjermane dhe sa ka ndaluar një grup të armatosur prej rreth 50 aktivistëve të ekstremit të djathtë, të cilët kishin shkuar në kufi për të penguar migrantët që të hynin në Gjermani.
Grupi radikal i ekstremit të djathtë Rruga e Tretë (Der III. Weg) kishte bërë thirrje që anëtarët të mblidheshin për të ndërmarrë veprime kundër migrantëve që provonin të kalonin kufirin nga Polonia.
Krizën me migrantë është duke e provokuar udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare e kanë akuzuar atë se ka orkestruar krizën me migrantë për t’iu hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura.
Sanksionet kanë pasuar goditjen e dhunshme të protestuesve në Bjellorusi, të cilët kundërshtojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat Lukashenka thotë se i ka fituar, mirëpo opozita në këtë vend, si dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin.
Michael Kretschmer, kreu i shtetit kufitar të Saksonisë në Gjermani, fajësoi Lukashenkën si nxitësin e krizës kufitare.
“Nëse lejojmë që të shantazhohemi nga një person i tillë, atëherë ne si Bashkim Evropian nuk ia vlejmë”, tha ai.
Autoritetet gjermane vlerësojnë se përmes Polonisë dhe Bjellorusisë kanë hyrë rreth 5.000 migrantë të paligjshëm në tre muajt e fundit.
Ata thanë se shumica e migrantëve pa dokumente janë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.
Polonia ka propozuar ndërtimin e një muri prej 410 milionë dollarësh në kufirin e saj me Bjellorusinë, për të ndalur hyrjen e migrantëve.
I pyetur për një strukturë të tillë kufitare, Seehofer i tha gazetës se: “Është legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm në atë mënyrë që të parandalohen kalimet e paligjshme kufitare”.
Seehofer i ka propozuar homologut të tij polak, Mariusz Kaminski, që të dyja vendet të rrisin patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit.
Në anën tjetër, Kaminski ofroi “mbështetjen e plotë” të Polonisë. Gjermania tash për tash nuk ka plane për mbylljen e kufirit me Poloninë./REL
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












