Lajme
Pse duhet të vizitohet St. Galleni
Vetëm një orë larg nga Cyrihu, St. Gallen është vendi ku mbretëron qëndistaria
Nëse jeni ndjekës i modës dhe shikoni përtej trendeve më të fundit dhe revistave të specializuara, një vizitë në qytetin e vogël zviceran të St. Gallen mund të jetë ideale për pushimet tuaja. Vetëm një orë larg nga Cyrihu, St. Gallen është vendi ku mbretëron qëndistaria.
Që nga shekulli i 15-të zejtarët e St. Gallenit kanë prodhuar disa nga tekstilet më të bukura në botë, një traditë që mund të shihet ende në pasarelat e Nju-Jorkut, Milanos dhe të Parisit, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, si shumë forma artizanale të prodhimit, industria e tekstilit në St. Gallen ra viktimë e modernizimit, globalizimit dhe luftës, të paktën deri më tani.
Emri më i madh aktual për qëndistarinë në St. Gallen, Akris, është retrospektivë e asaj që St. Gallen bëri për modën në vitet 1900. Në hotelin kryesor të qytetit, Einstein St. Gallen (në pronësi të themeluesit të Akris, Max Kriemler), historia e industrisë së tekstilit të St. Gallen mund të eksplorohet me gjithë lavdinë e saj.
Ndërtesa pesëkatëshe neoklasike u ndërtua në vitin 1830 nga e veja e një tregtari të tekstileve, e cila drejtonte një atelie. Ajo u shndërrua në një fabrikë qëndistarie në vitin 1884, përpara se të kthehej përfundimisht në një hotel nga Kriemler.
Hoteli i qëndron besnik së kaluarës, duke i bërë homazhe mjeshtrit nëpërmjet çarçafëve të mrekullueshëm të St. Gallenit dhe perdeve që përdoren në dhoma.
Hyrja në një restorant në St. Gallen mund të jetë ende më shpërblyese për adhuruesit e historisë sesa përvoja gjithëpërfshirëse e tekstileve.
Në Corso, një restorant në zemër të Saint Gallenit, kuzhinieri Markus Schenk dhe ekipi i tij janë pritur jashtëzakonisht mirë nga vendasit që nga rihapja e restorantit.
Me një vizion për të ofruar ushqime sa më të shijshme gourmet (të rafinuara) në këtë qytet, Corso është e specializuar në kuzhinën e rajoneve alpine përreth, por pa atmosferën mbytëse që kanë restorantet e tjera të klasit të lartë.
Pak më poshtë ndodhet restoranti Genuss Manufaktur Neubad i Sandro dhe Natalie Vladani, të cilët e ndërtuan atë në një tjetër shtëpi që përdorej për prodhimin e tekstileve gjatë epokës së bumit të St. Gallenit. Tani, ky restorant është shumë i dashur nga vendasit, kryesisht për shkak të pjatave me fantazi që sjellin edhe Lindjen, edhe Perëndimin, në të njëjtën tryezë.
Në Schlössli, një kështjellë pranë kishës së St. Gall, e cila është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pronari Ambros Wirth i mirëpret mysafirët si në kohët e vjetra, me ushqimet tradicionale të bëra nga produktet e zonës, dhe me një menu që nxit qëndrimin në tarracën e restorantit pas darkës.
Schlössli ofron një menu që eksploron industrinë e tekstilit të St. Gallen nëpërmjet ushqimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











