Lajme
Pse duhet të hani më shumë luleshtrydhe
Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall! Kjo frutë kaq e vogël, por e fuqishëm, është e pasur me përfitime shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë gjeni të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falënderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor.
Ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj
Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.
Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë tek luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit
Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa u përket aftësive antioksiduese.
Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.
Lehtësojnë punën e sistemit tretës
Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetitn dhe funksionin e sistemit tretës.
Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 gr fibra, një sasi mëse e mjaftueshme për të ndihumar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksonet e tij.
Reduktojnë fryrjen e barkut
Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.
Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një lëndë ushqyese që eleminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eleminon edhe ujin e tepërt në organizëm.
Forcojnë imunitetin tuaj
Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.
Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë
Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë.
Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes
Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj.
Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.
Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?
Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysmë, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri











