Lajme
Pse duhet të hani çdo ditë çokollatë?
Ja efektet pozitive në shëndet
Raportohet se studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao, përcjell albinfo.ch.
Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve: Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë përbërës që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Studimet kanë treguar se qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre elementëve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.
Rregullon nivelin e kolesterolit: Çokollata e zezë rregullon nivelet e insulinës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterolit. Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL).
Mbron shëndetin e zemrës: Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.
E përmirëson humorin: Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për gjendjen emocionale, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










