Portrete të firmave
Pse duhet ta digjitalizoni biznesin tuaj?
Digjitalizimi është tashmë një term i njohur në gjithë botën. Duke u bazuar në shtrirjen e madhe të internetit dhe teknologjisë në jetën e njeriut, nuk është çudi që eksplorimi i botës dhe bërja e biznesit online nuk është më vetëm trend, por një domosdoshmëri e përditshme.
Digjitalizimi si një fenomen global promovon ndryshime thelbësore në mënyrën se si kompanitë operojnë dhe se si u përçojnë vlera klientëve të tyre.
Duke filluar nga shërbime bazike, si promovimi përmes webfaqes, rrjeteve sociale, krijimit të aplikacioneve që përdoren nga stafi menaxhues, kompanitë arrijnë rezultate të kënaqshme në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të punës.
Disa nga arsyet kryesore pse duhet ta digjitalizoni biznesin tuaj janë:
- Ofrimi i shërbimeve online te klientët potencialë pa kosto shtesë,
- Rritja e produktivitetit në punë,
- Rritja e efikasitetit,
- Menaxhimi më i lehtë dhe më i saktë i punëve dhe klientëve,
- Zvogëlimi i kostove operacionale,
- Monitorimi i proceseve të punës online,
Një ndër kompanitë që ofron shërbime të tilla për klientë në Zvicër, Gjermani, Norvegji, Suedi, është kompania “Kutia”, e cila gjendet në Prishtinë, Kosovë.
“Kuita” është themeluar në vitin 2013 nga Faton Selishta dhe Arianit Fazliu. Ekipit iu bashkuan pas një viti edhe Labinoti, Astriti, Dijari, Lendi dhe të tjere, të cilët përbëjnë një ekip të fuqishëm në realizimin e kërkesave të klientëve.
Edhe pse e lokalizuar në Prishtinë, “Kutia” deri më tani ka arritur të kryejë punë të shumta për klientët që gjenden në vende të ndryshme, kryesisht në Evropë. Puna e tyre është karakterizuar nga përkushtimi dhe përgjegjshmëria, duke qenë kështu shumë fleksibilë dhe të përkushtuar në realizimin e projekteve të ndryshme.
Deri më tani, “Kutia”, me shërbimet e saj, ka arritur që klientëve t’u ofrojë rritje të produktivitetit, ulje të kostove operacionale, rritje të shitjeve përmes platformave online, si dhe digjitalizim të proceseve.
Ndër shërbimet që ofron kjo kompani janë:
- Zhvillimi i webfaqeve informative,
- Zhvillimi i platformave për shitje online,
- Zhvillimi i aplikacioneve për telefona mobilë,
- Zhvillimi i aplikacioneve të dedikuara për kompani të caktuara për menaxhim të stafit,
- Zhvillimi i aplikacioneve për menaxhim të proceseve; për menaxhim të bashkëpunëtorëve;
- Platforma për bashkëpunim me biznese të tjera – B2B.
Aktualisht, “Kutia” ka në ekipin e saj 21 anëtarë. Ajo që i veçon ata, është edhe bashkëpunimi me kompani nga Kosova, të cilat ofrojnë shërbime të caktuara, si menaxhim i rrjeteve sociale, video production dhe dizjanim.
Eksperiencën e fituar deri më tani në ofrim të këtyre shërbimeve, kompania “Kutia” është e gatshme ta ofrojë edhe për klientë në Zvicër dhe Gjermani dhe të rrisë fokusin e saj në këto shtete. Procesi i menaxhimit të klientëve dhe produkteve, edhe pse në largësi, është shumë i thjeshtë, duke pasur parasysh që gjithçka zhvillohet në bazë të kërkesave. Për të lehtësuar edhe më shumë këtë proces, stafi menaxhues i kompanisë është i gatshëm të udhëtojë në mënyrë që të takojë përfaqësues të bizneseve, të cilët kanë nevojë për zhvillime të produkteve të caktuara.
/Publireportage/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç
















