Kosova

Protestuesit i hedhin ngjyrë të kuqe Qeverisë së Kosovës

Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar marsh protestues “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”.

Ata kanë marshuar nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme, e krejt në fund para Qeverisë.

Kur kanë arritur te ndërtesa e Qeverisë, protestueset e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e Qeverisë, me thirrjet: “Kryeministër, i ke duart me gjak”.

Të njëjtën e kanë bërë edhe dje në Ferizaj, ku ngjyrë hodhën në drejtim të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.