Shqipëria
Protestuesit djegin goma para Parlamentit shqiptar
Përpara Parlamentit të Shqipërisë po mbahen fjalime të shumta, ish-deputetë dhe qytetarë të thjeshtë.
Nga momenti në moment ka filluar të tensionohet situata përpara Parlamentit të Shqipërisë.
Disa protestues kanë djegur goma dhe pankarta, si dhe kanë hedhur tymuese dhe kapsolla drejt efektivë të policisë, përcjell albinfo.ch.
Në rast se situata vijon të tensionohet edhe më shumë, mundet që policia të kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, ndërkohë që të pranishëm janë edhe liderët e opozitës.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga foltorja e protestës se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Italisë për të marrë azil politik.
“Tha që do iki të sqaroj italianët për ato që nuk e besojnë më shqiptarët. Por, burime thonë se po ikën në Itali për azil politik”, deklaroi Basha.
“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godina e Kuvendit të Shqipërisë, por godina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, shtoi Basha.
“Nuk ka Evropë me një Shqipëri si Kolumbi, nuk ka Evropë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin ne nivelet më të larta. Maduro i Ballkanit nuk e hap derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.
Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi në Twitter se do të udhëtojë në Itali “për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që iu bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












