Lajme
Protesta në Evropë kundër kufizimeve ndaj pandemisë
Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19.
Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor, për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve.
Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.
Protesta kundër masave anti-COVID janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane, teksa shteti po përballet me valën më të keqe të pandemisë.
Gjermania vendosi kufizime të mëdha për personat e pavaksinuar, duke i ndaluar ata që të marrin pjesë në shumë ngjarje publike. Protesta më e madhe u mbajt në Hamburg, ku rreth 5,000 protestues kundërshtuan masat. Protesta kishte edhe në Frankfurt, Berlin dhe qytete të tjera gjermane.
Edhe në Utrecht të Holandës, qindra persona kundërshtuan masat që hynë në fuqi fundjavën e kaluar.
Qeveria holandeze ka rivendosur izolimin e pjesshëm për tri javë dhe ka ashpërsuar masat e tjera. Me masat në fuqi, të gjitha baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në orën 17:00.
Dy javë më parë në Holandë kishte protesta të dhunshme pasi Qeveria prezantoi planet për të ndaluar të pavaksinuarit që të hyjnë në bare, restorante dhe vende të tjera publike. Këto plane hasën në kundërshti edhe në Parlament dhe nuk janë zbatuar ende.
Vala e katërt e pandemisë në Evropë vjen teksa varianti i ri, Omicron, që është cilësuar shqetësues, po detyron qeveritë në mbarë botën të vendosin masa kufizuese në udhëtime.
Shkencëtarët thonë se është ende herët për të përcaktuar nëse ky variant është më ngjitës, shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse vaksinat nuk kanë efekt ndaj tij.
Zyrtarët shëndetësorë në Bashkimin Evropian kanë thënë se Omicroni ka gjasa të shkaktojë mbi gjysmën e rasteve të reja në Evropë në muajt e ardhshëm./rel
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










