E-Diaspora
“Protagonisti” i rrahjes me policin dhe xhiruesi, duket se janë shqiptarë!
Bazuar në emrin ,me të cilin prezantohet në fb, xhiruesi duket të jetë shqiptar, ai quhet Bez Thaqi. Nuk dihet nëse edhe personi i përfshirë në konflikt është shqiptar ose jo

Duket si një garë mundjeje por në fakt është një polic që përpiqet ta “bëjë zap” një të ri të paidentifikuar. Ky i fundit reziston shumë ashpër dhe lufta “për jetë a vdekje” duket se nuk do të përfundonte sikur policit të mos i vinte ndihma ndërkohë. Ngjarja ka ndodhur në Spiez të Kantonit të Bernës dhe ajo është xhiruar nga një person që prezantohet si shok i të riut që po shtyhej me policin. Bazuar në emrin ,me të cilin prezantohet në fb, xhiruesi duket të jetë shqiptar, ai quhet Bez Thaqi. Nuk dihet nëse edhe personi i përfshirë në konflikt është shqiptar ose jo.
Shoku pastaj e ka emetuar videon e tij në facebook, ku ai sot ka qenë hit numër një në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Rreth 4000 herë ajo është shpërndarë deri në orët e pasdites dhe gjatë po kësaj kohe janë shkruar së paku 3500 komente rreth saj. Mendimet janë të ndara pothuajse përgjysmë: përderisa një numër komentuesish flasin për “dhunë policore” ndaj të riut, të tjerët e komentojnë atë si veprim të duhur të policit. Miku i “viktimës”, ai që e ka plasuar videon dëgjohet gjatë xhirimit duke i bërtitur policit se shoku i tij nuk ka bërë asgjë të dënueshme dhe se po keqtrajtohet kot, përcjell albinfo.ch. Por në polici thonë ndryshe. Atje pohojnë se nga xhepi i riut ka rënë një thikë dhe kjo ka qenë arsyeja për ndërhyrjen këmbëngulëse të policit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti