Lajme
Propozimi amerikan për Ujmanin, ekspertët identifikojnë përparësitë e Kosovës
Gjatë ditës së djeshme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.
Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.
Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë bërë ndonjë koment për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.
Gjeologu Valbon Bytyqi thotë se liqeni i Ujmanit është në një kontekst tjetër për dallim nga marrëveshja mes Amerikës dhe Kanadasë. Megjithatë, sipas tij, mund të nxirren mësime të mira nga ajo marrëveshje.
“Kufiri Kanada-SHBA, më shumë i bashkon shtetet se që i ndanë. Kufiri atje është krejtësisht formal, derisa te ne Ujmani dhe kufijtë e tjerë me Serbinë janë çështje gjeopolitike”, deklaroi Bytyqi.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyçi, thotë se në çështjen e Ujmanit, Kosova ka një avantazh nga Serbia.
“Kosova në këtë çështje ka një avantazh, pasi që shtetet që kanë lartësi më të madhe mbidetare kanë përparësi në menaxhimin e lumenjve pasi kontrollojnë rrjedhën e lumenjve…Nëse bëhet një marrëveshje do të ndërtohen diga të reja nga Serbia në rrjedhën e Ibrit, por që do të paguante benificione për Kosovën që është në rrjedhën e epërme të Ibrit”, deklaroi Seb Bytyçi.
Ujmani është liqen artificial që shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.
Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km2, nga të cilat 9.2 km2 janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 në territorin e Serbisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











