Kosova
Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Nga Prokuroria Speciale thonë se kërkesën për paraburgim e kanë paraqitur meqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi”. Gjithashtu Muharrem Qerimi dyshohet që ka kryer edhe veprën tjetër “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.
“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










