Kosova

Prokuroria në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, thotë se në takimin që ka pasur me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektorin Rajonal të hetimeve në Pejë ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë edhe zinxhirin komandues të UÇK-së, që janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore të Pejës, përcjell albinfo.ch.

Kryeprokurori Kurmehaj njoftoi se për këtë rast ka caktuar një prokuror, i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë dhe, në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.

Për këtë rast kjo prokurori thotë se ka ngritur një aktakuzë muajin e kaluar.