Kosova
Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë bastis shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së
Raportohet se në Prishtinë, për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë bastisën shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dha hollësi për operacionin, ndërsa Artan Qerkini, avokat i zoti Selimi, tha se operacioni është kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, sipas të cilit mendohet se në shtëpinë e tij mund të kishte prova që ndërlidhen me pengimin e drejtësisë.
Dhomat e Specializuara nuk dhanë asnjë hollësi rreth operacionit e as për njoftimin se është “kontaktuar” edhe ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, përcjell albinfo.ch.
Gjykata e Posaçme e njohur si Dhomat e Specializuara trajton pretendimet për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Themelimi i saj nga Parlamenti i Kosovës në gusht të vitit 2015 pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, që përmban akuza ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Por, kjo çështje nuk është përfshirë në asnjë nga akuzat e deritashme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në dhjetor të vitit të vitit 2022 Gjykata e dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi gjatë luftës në Kosovë.
Në fillim të muajit prill të vitit të kaluar, nisi procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të lartë politik, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të gjithë ish udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.
Të paktën katër veta janë arrestuar gjatë vitit 2023 nën dyshimet për vepra që lidhen me “pengimin e drejtësisë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












