Kosova
Profesori amerikan: Gjykata Speciale është e njëanshme
Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikanë, por edhe analistë duke u shprehur se Gjykata Speciale është e njëanshme, sepse gjykon vetëm shqiptarët. Por, kështu nuk mendon profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Williams.
Ai i sheh Dhomat e Specializuara si një mundësi të mirë për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Në dokumentin që profesori Williams e ka dorëzuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 30 prill të vitit 2019, (të cilin dokument e ka siguruar Klan Kosova), ai thekson se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK-në.
Sipas tij, kjo do të binte në kundërshtim me themelet e drejtësisë dhe llogaridhënies, si dhe do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë.
“Dhomat e Specializuara përfshijnë dispozitat për pjesëmarrjen e viktimave, mbrojtjen dhe lehtësimin e dëshmive të dëshmitarëve në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës. Duke pasur parasysh mungesën e ndjekjes ndaj atyre që janë përgjegjës për këto krime, Dhomat e Specializuara paraqesin një mundësi të rrallë për ta korrigjuar dështimin e mëhershëm dhe për të siguruar një dëmshpërblim adekuat gjyqësor ndaj viktimave”, ka shkruar ai.
Williams, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer edhe si këshilltar i delegacionit kosovar në konferencën e Rambujesë, Parisit e Vjenës, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës, që të sqarojnë se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës, dhe nuk kufizohet në ndjekje penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














