Kosova
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
Bashkatdhetarët që po kthehen për pushime verore në vendlindje janë mirëpritur me një lehtësi të veçantë nga Komuna e Prizrenit. Për të lehtësuar lëvizjen dhe parkimin gjatë qëndrimit të tyre, oborret e pesë shkollave në qytet do të shfrytëzohen si hapësira parkimi falas për të gjithë mërgimtarët dhe familjet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Shkollat që janë vënë në dispozicion janë:
“Lidhja e Prizrenit”
“Gjon Buzuku”
“Dëshmorët e Zhurit”
“Emin Duraku”
“Motrat Qiriazi”
Autoritetet komunale kanë theksuar se kjo është një “dhuratë e vogël, por me zemër të madhe”, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës.
“Prizreni është gjithmonë shtëpia juaj. Këto hapësira do të jenë në shërbimin tuaj gjatë gjithë pushimeve verore,” thuhet në njoftimin e komunës.
.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit Hapet pyetësori për mapimin e diasporës nga Maqedonia e Veriut... -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë
Jeta në Austri
-
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar Autoritetet austriake dhe shqiptare, me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it, kanë çmontuar një rrjet kriminal që... -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps














