Sport
Pritet dominim i Amerikës në Olimpiadë
Lojërat Olimpike kanë nisur me futboll të femrave dhe të meshkujve, por ajo që dihet është se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të udhëheqin tabelën e medaljeve më 21 gusht, atëherë kur edhe do të mbyllet Olimpiada, shkruan albinfo.ch.
Kjo panoramë është parë prej shumë kohësh, mjafton t’i hedhësh një sy Lojërave Olimpike të vitit 2012, 2008, 2004 apo 2000. Në të shkuarën, dy superfuqive të sportit, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës i qëndronte pranë edhe Rusia, por në këtë Olimpiadë të Rios situata ka ndryshuar dhe gara për vendin e tretë mbetet ende për t’u zbuluar.
Ekonomistja gjermane Julia Bredtmann dhe Sebastian Otten nga Instituti i Ekonomisë “Leibniz” dhe Carsten Crede nga Universiteti East Anglia kanë krijuar një sistem të ndërlikuar parashikimi, bazuar në rezultatet e së shkuarës, numri i popullsisë dhe disa faktorë të tjerë.
Duke marrë parasysh goditjen e rëndë që pësoi Rusia në këtë Olimpiadë ata shohin që do të ketë një rënie me 24 medalje më pak se në 2012 dhe duke ngjitur mbi të Britaninë e Madhe.
Gjithashtu në parashikimin e Bredtman dhe të kolegëve të saj shihet edhe Brazilit në 10 vendet e para. Ata fituan 15 medalje në vitin 2008 dhe 17 në vitin 2012, por fakti që ata janë vendi organizator, ka një ndikim të madh.
Kështu Britania Madhe në Olimpiadën e Londrës shkoi në 65 medalje nga 47 që kishte një Olimpiadë më parë. Gjithmonë investimet e mëdha që bëhen nga shteti organizator konsiderohet një motivim ekstra për sportistët për t’u paraqitur sa më mirë përballë publikut të tyre.
Rusia do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rios me 270 atletë. Ky vendim është bërë publik në një konferencë për shtyp të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Në prag të këtyre lojërave, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i kishte kërkuar secilës federatë që të vlerësonte situatën e atletëve rusë dhe të vendosnin ato nëse do të penalizoheshin apo jo për shkak të skandalit të dopingut, për të mos marrë vendime pezullimi kolektive.
Por pati edhe disa federata që morën vendime kolektive për të pezulluar sportistët siç ishte rasti i Federatës Botërore të Peshëngritjes që pezulloi të 8 peshëngritësit rusë dhe ky vendim nuk u kthye dot as nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.
Deri më tani KAS ka shqyrtuar 18 apelime të sportistëve rusë që nga data 26 korrik, një numër rekord ky për një Olimpiadë.
Për këto lojëra janë shitur 7.5 milionë bileta gjithsej, 200.000 më pak se në Olimpiadën e Londrës, për arsye të kapacitetit më të vogël të impianteve krahasuar me kryeqytetin britanik. Një gjë është e dukshme, qyteti është transformuar dhe ndryshimet dallohen qartë. Organizatorët këmbëngulën gjatë në zhvillimin e këtyre lojërave pikërisht për globalizimin e Rio de Janeiros, për të nxjerrë akoma më tepër në pah jo vetëm transformimin e këtij qyteti por gjithashtu edhe për t’i treguar botës progresin e bërë nga Brazili gjatë dekadës së fundit.
Tashmë dihet jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi shumë gjëra I kanë tejkaluar dukshëm afatet dhe janë bërë me vonesë, madje disa impianteve po i jepet dora e fundit. Qyteti ka fituar krenarinë e dikurshme, atë të gjashtë dekadave më parë, kur ishte kryeqyteti i Brazilit, megjithatë kontrasti është tepër i madh. Linja e re e metrosë që lidh zonën e hoteleve me parkun Olimpik për shembull sapo është inauguruar dhe gjatë kohës së olimpiadës do të përdoret vetëm nga zyrtarët olimpikë, gazetarët apo gjithë ata që disponojnë bileta për të ndjekur garat.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









