Lajme
Prishtina mirëpret Kongresin e parë Botëror Shqiptar
Prishtina mirëpret për herë të parë në maj të vitit 2020 Kongresin I Botëror Shqiptar, i cili do të realizohet nga organizata ndërkombëtare atdhetare shqiptare me emrin World Albanian Congress.
Në këtë kongres do të marrin pjesë delegatë të shumtë shqiptarë nga e mbarë bota dhe trevat shqiptare dhe cilësohet paraprakisht si përbashkimi më i madh historik i shqiptarëve.
Delegatët pjesëmarrës do të mbeten në historinë e kombit shqiptar për rolin e tyre madhor në këtë kongres. Sytë e gjithë botës do të jenë aty.
Rëndësia e kongresit mbetet historike, pasi në të do të merren vendime historike dhe strategjike për interes të së ardhmes së Shqiptarisë, kombit të lashtë europian.
Kongresi do të ketë një atmosferë madhështore përbashkimi vëllazëror, pozitiviteti, humanizmi, krijimtarie ndër shqiptarësh si një festë mbarëkombëtare, ku nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta, si: panair tregtar me veshje, libra, produkte të ndryshme, koncert me muzikë shqiptare, valle popullore, mbrëmje me muzikë bashkëkohore, ndeshje futbolli bamirësie, por edhe do të merren vendime historike për kombin shqiptar.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













