Kultura
Prezantohen shtatë poetë shqiptarë të përkthyer gjermanisht
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, më 24 shkurt 2017, në Bernë, organizon një aktivitet me qëllim promovimin e letërsisë shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me rrethet letrare zvicerane
Revista letrare në gjuhën gjermane ORTE, ka botuar kohë më parë një cikël me poezi në gjuhën gjermane të shtatë poetëve shqiptarë. Për këtë, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka menduar që më 24 shkurt 2017, në Bernë, të organizojë një aktivitet me qëllim promovimin e letërsisë shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me rrethet letrare zvicerane.
Do te ishim shumë të nderuar nëse ju do të merrni pjesë në këtë aktivitet të promovimit të vlerave kulturore të vendit tonë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Bernë.
Aktiviteti mbahet me fillim nga ora 18.00, tek Zentrum 5, Flurstrasse 26b, 3014 Bernë.
Në vazhdim, albinfo.ch jep artikullin e botuar në dhjetor të vitit të kaluar nga NZZ me rastin e publikimit të këtyre poezive.
Askund në botë nuk ka aq shumë bunkerë në përpjesëtim me hapësirën e vendit sa në Shqipëri. Mirëpo, koha e izolimit, shkëputjes së Shqipërisë ka mbaruar, shkruan gazeta Neue Zürcher Zeitung duke prezantuar revistën letrare “orte” e cila i ka kushtuar hapësirën e saj poezisë nga Shqipëria.
Hapja e vendit pas një periudhe të gjatë të sundimit të Enver Hoxhës e ka bërë dhe kulturën të marrë frymë më lirshëm. Letërsia e Shqipërisë është e gjallërishme, por pothuaj e panjohur te ne, transmeton albinfo.ch gazetën prestigjioze zvicerane.
Botimi më i ri i revistës “orte” prezanton shtatë poete dhe poetë, të përzgjedhur nga Regina Füchslin, Viviane Egli dhe redaktori shumëvjeçar i politikës së jashtme të gazetës NZZ, Cyrill Stieger. Bëhet fjalë për një udhëtim eksplorues poetik në Ballkanin e jugut.
Gjatë kohës së diktaturës së Hoxhës, shkrimi mund të paraqiste rrezik për jetën. Visar Zhiti në vitin 1980 qe arrestuar për shkak të një poezie të tij. Në burg pastaj ai ka krijuar në kokën e tij më shumë se njëqind poezi, të cilat i ka shkruar pas lirimit, në vitin 1987. “Sa bukur këndonte bilbili/në grilën e dritares sime”, citohen vargjet e Zhitit.
Poezitë e mrekullueshme të Luljeta Lleshanakut, më tutje, rrëfejnë për një fëmijëri në shenjë të diktaturës dhe për çastet e rezistencës.
Frymëmarrja e lirë e Shqipërisë pas izolimit, në poezitë për detin, të Arian Lekës ashtu si dhe në ato të Ledia Dushit duket edhe kështu: “koha është e ndjeshme dhe matet me fluturat”. Dushi shkruan gegërisht, në dialektin e veriut shqiptar, i cili nën diktaturën e Hoxhës nuk lejohej të përdorej. Kështu, liria politike pasqyrohet edhe në qasjen e lirë me gjuhën, përfundon komenti i gazetës NZZ.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Shkurt 2017
- Ora18:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit20 Shkurt 2017 - 0:00
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











