Kosova

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije

"Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, me krenari i bërë në Kosovë"

“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? 🛥️ 🇽🇰 Made in Kosova, gati për botën!”. Kështu ka shkruar në një postim të saj në facebook, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas vizitës që i ka bërë një ndërmarrjeje të suksesshme në Prizren, shkruan albinfo.ch.
“Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, me krenari i bërë në Kosovë. Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.
Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, thuhet në postimin e presidentes Osmani.