Kosova
Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në seancën solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se i detyrohemi me mirënjohje të përhershme familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për liri, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet uniteti për çështje të interesit kombëtar.
Në seancën solemne të Kuvendi të mbajtur me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se uniteti është i vetmi mjet për ta forcuar shtetin.
“Tani më shumë e kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar, është i domosdoshëm, sepse ai është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë, integritetin e tij dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë së shtetit tonë, atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës, Kosova është atdheu ynë që e meriton përkushtimin tonë të palëkundur”, është shprehur Osmani.
Ajo ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet.
“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








