Lajme
Presidentja e Parlamentit Evropian, nën kritika edhe për qëndrim në hotel luksoz
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, po përballet me pyetje lidhur me qëndrimin e saj, së bashku me bashkëshortin, në një hotel luksoz francez, i cili nuk u deklarua plotësisht në Parlament.
Shpenzimet e qëndrimit në hotel, tetorin e kaluar, në rajonin e Burgundy, u paguan nga “Vëllazëria e Kalorësve të Kupës së Shijuesve të Verës” (Confrérie des Chevaliers du Tastevin), sipas një raporti te “Politico”.
Zëdhënësi i Metsola ka konfirmoi informacionin.
“Nuk ishte një gabim, asnjë president parlamentar para meje nuk e ka ndërmarrë këtë hap”, tha Metsola për gazetën gjermane të biznesit “Handelsblatt”.
Metsola e bëri publik udhëtimin javën e kaluar, pas arrestimit të Eva Kaili, në dhjetor, nga policia belge e Parlamentit Evropian, e cila akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar.
Megjithatë, Metsola nuk kishte bërë të ditur se ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj me origjinë finlandeze.
Sipas rregullave parlamentare, ajo duhet të kishte raportuar planet e udhëtimit në fund të nëntorit. Sipas “Politico”, Metsola, e cila vjen nga Malta, dhe bashkëshorti i saj u akomoduan në “Hotel Le Cep” me pesë yje në qytetin e Beaune, që përfshinte një darkë luksoze me pesë pjata.
Sipas Metsola, drejtuesit parlamentarë nuk kanë deklaruar udhëtime të tilla deri më tani. Ajo kërkon të marrë përgjegjësi dhe të jetë një model.
Paraardhësi i saj, David Sassoli, nuk bëri publike asnjë udhëtim apo dhuratë në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, gjatë mandatit të tij.
Fillimisht, mbetet e paqartë nëse Metsola tani do të përballet me pasoja. Teorikisht, sanksionet mund të vendosen, megjithëse nuk ka një mekanizëm automatik, dhe përgjegjësia për trajtimin e çështjes i takon kryetarit të Parlamentit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












