Jeta në Zvicër
Presidenti Maurer takohet me zëvendëskryetarin kinez Wang Qishan
Presidenti i Konfederatës, Ueli Maurer dhe nënkryetari i Republikës Popullore të Kinës, Wang Qishan, do të marrin pjesë në edicionin e parë sino-zviceran, platformë kjo e nivelit të lartë që do të mbahet në Cyrih, transmeton Albinfo.ch.
Kjo ngjarje, e cila është pjesë e partneritetit midis dy vendeve në aspektin e strategjisë së inovacionit, do t’i kushtohet digjitalizimit, motorit të inovacionit. Një takim zyrtar do të zhvillohet gjithashtu midis Presidentit të Konfederatës dhe nënkryetarit kinez.
Të dy vendet bënë agjendën e tyre të çështjeve të bisedimeve zyrtare që lidhen me qeverisjen ndërkombëtare dhe të tregtisë globale, por edhe zhvillimin e të projektit rrugor të ri të mëndafshtë (iniciativa rrugë dhe brez), transmeton Albinfo.ch.
Në veçanti, ata do të përqendrohen në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale midis Zvicrës dhe Kinës, veçanërisht duke ndjekur zhvillimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.
Nga pala zvicerane, të pranishëm do të jenë katër sekretarët e shtetit: Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch (Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike SECO), Jörg Gasser (Sekretariati i Shtetit për Çështje Financiare Ndërkombëtare SIF), Pascale Baeriswyl (Sekretar i Shtetit në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme DFAE) dhe Martina Hirayama (Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion SEFRI).
Platforma e nivelit të lartë është vendosur nën kujdesin e Departamentit Federal të Punëve Ekonomike, Trajnim dhe Hulumtim (DEFR) dhe Ministrisë kineze të Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT) si dhe sipërmarrjet zvicerane. U ftuan përfaqësues nga sektorë të ndryshëm dhe institucione trajnuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











