Lajme
Presidenti serb fton Dritan Abazoviçin t’i bashkohet ‘Ballkanit të hapur’
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Më 25 maj, Vuçiç u takua me Abazoviçin, teksa të dy liderët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviçin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të hapur’ në Ohër”, tha Vuçiç përmes një postimi në Instagram.
Ndërkaq, Abazoviç tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazoviç në llogarinë e tij në Twitter.
Nisma “Ballkani i hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme. Abazoviq ka shprehur mbështetje për këtë nismë gjatë një interviste për Klan Kosovën më 11 maj.
Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.
Ndryshe, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Davosit, Abazoviç është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe dy liderët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projekteve infrastrukturore që kanë për qëllim të krijojnë lidhje më të mira midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












