CH-Ballkani
Presidenti kroat reagon pas armatosjes së Beogradit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic shprehet se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, kur sipas tij, askush nuk ka në plan të sulmojë Serbinë. “Nuk i gjykojë për atë që po bëjnë, por i shoh dhe mbetem pa fjalë’”, u tha Milanovic gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi.
Padyshim, kjo është çështje që i përket Serbisë, paratë i paguajnë ata, por nuk kuptoj përse, tha ai. “Kroacia nuk do t’i sulmojë ata. Amerika nuk do t’i sulmojë ata. Nëse e sulmojnë, çfarë dobie do te këtë për ta? Unë mund të rrëzoj dy avionë e të jem krenar për këtë, por nuk fitohen kështu luftërat”, tha Milanovic.
Ai kujtoi se Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe se nuk e dëshiron këtë, ndërsa shtoi se tani brenda natës “ka mbetur pa padronë”. “A dëshiron Rusia t’i sulmojë ata? Jo. Amerika? Kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Kroacia? Jo”, tha Milanovic dhe i bëri thirrje Serbisë të pozicionet e të zgjedhe një anë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar Beogradin në vitin 2020 që të mos blejë sisteme antiraketë HQ-22, duke thënë se Serbia, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe aleancat e tjera perëndimore, do të duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












