Kosova
Presidenti i Shqipërisë: Kosova duhet të dëgjojë SHBA-të dhe BE-në
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur se Kosova duhet të dëgjojë më shumë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se për çdo vendim që merr Kosova, do të ishte mirë të merrte këshillat dhe pëlqimin nga partnerët.
“Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë. Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm. Fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE”, u shpreh Begaj në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











