Kosova
Presidenti i Parlamentit Evropian bën thirrje për anëtarësim të Ballkanit në BE
Sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, sipas Sassolit, varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i bllokut do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent”, ka tënë Sassoli, raportoi gazeta gjermane, Funke Mediengruppe.
Por, sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, sipas Sassolit, varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.
“Në secilin prej këtyre shteteve ende ka nevojë që të përmbushen reformat”, tha Sassoli, duke shtuar se BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve.
BE-ja tashmë është duke zhvilluar bisedime për anëtarësim me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërkaq Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë zyrtarisht shtete kandidate për anëtarësim. Muajin e kaluar, Maqedonia e Veriut mori mbështetje për nisjen e bisedimeve me BE-në nga Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia.
Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina konsiderohen si kandidate potenciale për nisjen e bisedimeve.
Procesi i zgjerimit të BE-së po përballet me sfida të mëdha, përfshirë edhe disa ndarje etnike në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në BE kërkohet votë unanime që të miratohet korniza negociuese për një shtet që aspiron të anëtarësohet në bllokun evropian, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Vitin e kaluar Bullgaria vendosi veto ndaj nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit për gjuhën dhe historinë.
Bullgaria dëshiron që Shkupi ta pranojë se identiteti dhe gjuha kanë rrënjë bullgare dhe muajin e kaluar tha se nuk e ka në plan që ta heqë veton për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










