Maqedonia
Prej sot nuk mund të kaloni kufirin pa PCR test ose vërtetim për vaksinim të plotë
Nga sot hyjnë në fuqi masat që Qeveria e Maqedonisë Veriore i ka vendosur për vendkalimet kufitare. Për hyrje dhe dalje nga vendi do të kërkohet certifikatë për vaksinim, gjegjësisht me dy doza të pranuara, vërtetim për kalimin e Kovidit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test të shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qeveria fillimisht solli masa për hyrje në vend, por dje në seancë i zgjeroi masat edhe për dalje nga shteti.
Theksohet se në seancën e djeshme u plotësua edhe vendimi për karantinë vendore të obliguar në kohëzgjatje prej shtatë ditësh nëse personat për hyrje në vend nuk kanë PCR test negativ, vërtetim për vaksinim ose vërtetim për Kovid-19 të kaluar. Kohëzgjatja e karantinës, siç kumtoi dje Qeveria, mund të shkurtohet në pesë ditë nëse në atë periudhë tregohet PCR test negativ.
Kjo do të vlejë edhe për shtetasit vendorë dhe të huaj, ndërsa shpenzimet për izolimin e shtetasve të huaj do të jenë në barë të tyre.
Përjashtim nga kjo masë bëjnë shoferët vendas të kamionëve, si dhe shoferët e huaj të kamionëve që transitojnë nëpër vend.
Shtetasit e huaj, të cilët do të transitojnë nëpër shtetin tonë, atë duhet ta bëjnë në afat prej pesë orësh me deklaratë të nënshkruar paraprake në hyrje të vendit të cilën duhet ta tregojnë para kontrollit kufitar në dalje të vendit.
Nga masa për transit, përjashtim do të bëhet vetëm për ekipet e aeroplanëve, të cilët aterojnë nga aeroportet ndërkombëtare në vend, në vend se pesë orë, për ta do të lejohet qëndrim më i gjatë transit për shkak të natyrës së punës së tyre.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë















