Kosova
Pranvera e bukur arriti në Kosovë, pavarësisht pandemisë
Pranvera, si stina e parë e vitit, vjen bashkë me motin e mirë, diellin e lulet.
Pranvera është stina e veçantë, simbol i gjallërisë për një fillim viti të mbarë. Për nga natyra bën ndarjen mes acarit të dimrit dhe ngrohtësisë së verës, mes borës e ngricës dhe luleve e ngrohtësisë, shkruan albinfo.ch.
Kjo stinë e bukur, duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj. Kosova po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës. Pos me dallimet natyrore në jetët e njerëzve, ajo dëshiron ta shtrijë aktivitetin e saj edhe në ndarjen në mes të së bukures dhe shëmtimit, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë, në mes të errësirës dhe dritës, në mes të së vërtetës dhe gënjeshtrës, pavarësisht situatës së koronavirusit.
Në këtë stinë kaq të bukur po ndodhin shumë ngjarje jo të mira që ndryshuan rrjedhën e shumë vendeve e shumë popujve, për shkak të koronavirusit. Në këtë stinë ndodhën ngjarje që ndryshuan dhe bënë histori, ngjarje që ende po janë të freskëta për gjithë botën, ngjarje që do të kujtohen sa herë që vije kjo stinë, por prapëseprapë bukuria e saj na bënë t’i harrojmë gjerat e këqija që po ndodhin, duke na drejtuar drejt pozitivitetit.
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore. Nisur nga ujëvarat, malet e larta dhe fushat e gjelbëruara.
Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj, qielli më në fund është kthjellur, Kosova po pasurohet me ngjyra të reja, të bukura, pozitive që vetëm stina e pranverës di t’i japë. /Albinfo.ch.
![]()







E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














