CH-Ballkani
Pozita e opozita pajtohen që Thaçi s’duhet ta udhëheqë dialogun
Duke folur në tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së” Konjufca ka thënë se konsensusi për t’ia plotësuar dëshirën ndonjë figure politike është i gabuar. Sipas tij, jo çdo agjendë zyrtare institucionale është duke e mbrojtur interesin tonë shtetëror

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror.
Duke folur në tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së” ka thënë se konsensusi për t’ia plotësuar dëshirën ndonjë figure politike është i gabuar. Sipas tij, jo çdo agjendë zyrtare institucionale është duke e mbrojtur interesin tonë shtetëror. “Nëse e shqyrtojmë përmbajtjen e këtij konsensusi dhe nëse aty dalin projekte që janë në kundërshtim me interesin e vendit, atëherë Vetëvendosje nuk merr pjesë. Deri më tani na ka ndodhur të shohim një gabim fatal që ka ndodhur për shkak të përfaqësimit të dobët qeveritar për interesat e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë Qeveria, e jo presidenti. Konjufca ka kritikuar edhe veprimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi raportin për dialogun.
Ndërsa Ahmet Isufi i AAK-së ka thënë se pas diskutimeve mes partive politike në tryeza dhe në Kuvend, do të vendoset se kush do ta udhëheqë dialogun. Isufi ka thënë se përgjegjësia duhet t’i bjerë Kuvendi për dialogun, pavarësisht se kush e udhëheq atë. Në dialog duhet t’i bëhet me dije Serbisë, por edhe BE-së, se Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, por edhe në OKB. Ndërsa Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk duhet të udhëheqë dialogun, për shkak se rezultatet e deritashme nuk janë të kënaqshme, e jo që ai është president.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti