Sport
Portieri shqiptar kërcënohet me dëbim nga Franca
Ka mundur të jetë një shembull i integrimit të shpejtë, të shëndetshëm dhe të motivuar. Dëshira e shumë të huajve në kërkim të një jete të re idilike.
Por, ëndrra ndonjëherë nganjëherë mund të bëhet edhe një makth … I ardhur në Francë shtatorin e kaluar, Shkëlzen Demaliaj nuk e la Shqipërinë e tij për pikë të qejfit.
Siç thotë edhe vet ai nënjë frengjishte të rrjedhshme, këtë e ka bërë “thjesht për t’iu shmangur persekutimeve të përhershme politike”, shkruan “La Depeche”, përcjell Albinfo.ch. Pas një qëndrimi të përkohshëm në Foix, i organizuar nga Qendra për pranimin e refugjatëve (Cada), ai aktualisht jeton në Villemur-sur-Tarn, në veri të Toulouse, ende në pritje.
Aty më në fund lindi një shpresë e vogël, duke i falënderuar futbollit. Ish portieri i një ekipi të ligës së parë, Shkëlzeni tani është anëtar i ekipit të Villemur-sur-Tarn.
Pritja që ia kanë organizuar, tek ai ka shkaktuar buzëqeshje: “Gjithmonë do t`i kujtoj ato momente! Portieri ishte lënduar. Propozova ta zëvendësoj pa përmendur situatën time. Stërvita dhe pastaj luajta. Gëzimi është edhe më i madh pasi gjatë këtij sezoni, ekipi është inkuadruar në një rang më të lartë. Sot i ushtroj të rinjtë. Është kënaqësi e madhe. Sporti ju bën t`i harroni fatkeqësitë tuaja”. Kjo ndonjëherë dëshmohet, informon më tej Albinfo.ch.
Por në këtë rast, gëzimi ishte jetëshkurtër. Në fund të nëntorit, Shkëlzeni, bashkëshortja e tij dhe djali i tij njëvjeçar do të duhet të lirojnë vendbanimin e tyre.
Dhe ata ndoshta do të duhet të largohen së shpejti nga vendi, informon Albinfo.ch. Gjykata franceze e azilit ua ka mohuar këtë të drejtë, edhe duke hedhur poshtë statusin e kërkuar të refugjatit. Kjo do të thotë edhe përfundim të ndihmës gjatë strehimit.
Tashmë i është ofruar edhe ndihma për një kthim në vendlindje, por Shkëlzeni nuk e dëshiron atë me arsye. Një ushtar profesional, anëtar i Gardës së Republikës i ngarkuar për mbrojtjen e ish kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm shqiptar, anëtar i Partisë Demokratike, Shkëlzeni kishte kundërshtuar fuqishëm qeverinë e re.
Dhe, për këtë ai kishte pasoja: “Ma bllokuan karrierën time. Një ditë, bashkëshortja ime u sulmua. U përpoqa të kundërvihesha pak, të ndryshoja punët. Por u dashtë të largohemi. Gruaja ime fillimisht shkoi tek motra e saj në Itali. Pastaj përfunduam në Francë. Ne bëjmë gjithçka që të jemi diskret dhe të përshtatemi për të qëndruar”, thotë Shkëlzeni, transmeton Albinfo.ch.
Me këtë rast, ai ka parashtruar ankesë në instancë më të lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














