Sport
Porosi futbollistëve kosovarë të Zvicrës: “Nëse nuk jeni me ne, më mirë shkoni!”
Duke marrë qëndrim rreth spekulimeve nëse Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA do të kalojnë të luajnë për Kosovën, redaktori i sonntagsblick-ut e thotë shkoqur: “Atëherë shkoni pra!”
Në hyrje të dosjes që gazeta Sonntagsblick ka publikuar të dielën lidhur me “problemin” rreth lojtarëve të kombëtares zvicerane me prejardhje kosovare (albinfo.ch e ka transmetuar) është vendosur komenti i redaktorit të sportit të kësaj gazete, Felix Bingesser.
Duke marrë qëndrim rreth spekulimeve nëse Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA do të kalojnë të luajnë për Kosovën, redaktori e thotë shkoqur: “Atëherë shkoni pra!”
“Është shumë e mundshme që Kosova së shpejti do të ketë përfaqësuesen e saj kombëtare të futbollit. Është po ashtu shumë e mundur që ndonjëri nga lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës të vendosë për të kaluar me Kosovën. Dhe është sigurisht shumë e mundur se disa nga fansat shqetësohen rreth kësaj. Por, kush dëshiron të shkojë, duhet të shkojë! Edhe përkundër faktit se janë lojtarë të cilët kanë gëzuar një trajtim të kushtueshëm që ua ka mundësuar Zvicra. Në futboll nuk guxon të ketë martesë me detyrim”, shkruan sonntagsblick, transmeton albinfo.ch.
Nga një perspektivë e personit që i takon një publiku të fyer, redaktori përkujton se si lojtarët me prejardhje të huaj ashtu edhe publiku me atë prejardhje, nuk është lojal ndaj Zvicrës. Këtë e ilustron me animin e boshnjakëve të Zvicrës plotësisht në favor të Bosnjës kur para një muaji u luajt në Cyrih ndeshja Zvicër-Bosnjë. “Zviceranët aty as që dëgjoheshin, ishin të padukshëm, si në tribuna ashtu dhe në fushë”, thekson ai.
Dhe “nuk është një supozim romantik e nostalgjik kur kërkohet që një kombëtare futbolli duhet të përcjell edhe vlera. Dhe duhet patjetër të sigurojë identifikimin (e publikut) me të, përcjell albinfo.ch. Ky identifikim në vendin tonë dhe me kombëtaren tonë, ka humbur, që është një zhvillim shqetësues.
Nisur nga kjo, gjendja është e qartë: Nuk mjafton vetëm të integrohesh në një kombëtare. Fansat kanë po ashtu të drejtë të kërkojnë që lojtarët e kombëtares zvicerane të identifikohen me vendin dhe njerëzit e këtij vendi. Dhe ta bëjnë këtë pa rezervë! Edhe nëse ekipi, me shkuarjen e njërit apo tjetrit do të dobësohet: Nëse do të ketë një kombëtare kosovare të futbollit, kjo për ne nuk paraqet rrezik. Por një shans”, përfundon Bingesser komentin, duke dhënë mesazhin e kuptueshëm se “mund të shkoni, kështu na bëni vetëm mirë”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











