Lajme
Popullsia e BE-së rritet për herë të parë në 3 vjet
Gjermania mban vendin e parë
Duket se popullsia e Bashkimit Evropian është rritur në vitin 2022 për herë të parë në 3 vjet, referuar të dhënave të reja të publikuar nga Eurostat të martën, përcjell albinfo.ch.
Ani pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje se sa lindje, shtimi i migrimit në BE rriti popullsinë, raporton Euronews.
Më 1 janar 2023, 448.4 milionë njerëz jetonin në BE, krahasuar me 446.7 milionë një vit më parë.
Në vitin 2020 dhe 2021 popullsia ishte në rënia për shkak të pandemisë Covid -19.
Sipas Eurostat, rritja e popullsisë në vitin 2022 mund t’i atribuohet rritjes së migrimit pas pandemisë dhe një fluksi të personave të zhvendosur nga Ukraina pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.
Rreth 4 milionë njerëz nga Ukraina kanë kërkuar strehim të përkohshëm në BE që nga marsi i vitit 2023.
Eurostat po ashtu njoftoi se numri i banorëve është rritur në 20 vende të BE-së. Italia ka shënuar rënien më të madhe (-179,419 persona), ndërsa Gjermania ka shënuar rritjen më të madhe (1.12 milionë).
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










