Shqipëria
Policia shqiptare bllokon 29 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit informon se, mjetet e bllokuara janë: 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone. 21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë dhe 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
Sipas policisë, 11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.
Ndërkohë që drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 13 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, në shumicën e rasteve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.
Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











