Lajme
Policia në Evropë diskriminon pakicat etnike
Raporti thotë se ka shumë situata ku ndalimi i njerëzve është legjitim, si për shembull kur po hetohet një krim, apo kur bëhet një kontroll trafiku. Por diskriminimi, në rastet kur raca apo përkatësia etnike janë motivet e ndalimit, është i paligjshëm
Minoritetet etnike ndalohen nga policitë në Evropë më shumë sesa të tjerët. Shpesh herë ato përballen me keqtrajtim dhe profilizim etnik.
Konstatimet kanë dalë nga një studim të ri i bërë nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, i publikuar të martën për të shënuar 1-vjetorin e vdekjes së George Floyd. Vdekja e tij bëri që njerëz në të gjithë Evropën të protestonin dhe shtynë ekspertin Sami Nevala që të analizonte situatën, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Në këtë raport të shkurtër për herë të parë mundëm të krahasonim eksperiencat e popullsive vendase dhe emigrantëve dhe minoriteteve etnike kur bëhet fjalë për ndalimin nga policia. Dhe ajo që konstatuam janë diferencat e theksuara në këto eksperienca, si në aspektin e mënyrës sipas të cilës njerëzit ndalohen, ashtu edhe për atë që përjetojnë kur ndalohen. Dhe, ne besojmë se këto eksperienca mund të kenë pasoja tek besimi i popullsisë te policia”, u shpreh z. Nevala.
Raporti thotë se ka shumë situata ku ndalimi i njerëzve është legjitim, si për shembull, kur po hetohet një krim, apo kur bëhet një kontroll trafiku. Por diskriminimi, në rastet kur raca apo përkatësia etnike janë motivet e ndalimit, është i paligjshëm.
Me këtë raport, institucioni me bazë në Vjenë shpreson të tërheqë vëmendjen e politikanëve ndaj këtyre çështjeve dhe të inkurajojë ndërmarrjen e nismave për trajnimin e policisë. Por kjo do të kërkojë financime dhe vullnet politik dhe sipas Youssef Kobo, në Belgjikë politikanët e injorojnë këtë problem.
“Unë shoh forcat e policisë që i shërbejnë komuniteteve dhe nuk mendoj se kontrasti duhet të jetë aty. Ai ka qenë atje për dekada. Unë di historitë e babait dhe xhaxhallarëve të mi dhe atë që kanë kaluar ata. Është shumë e çuditshme të shohësh që këto gjëra ndodhin sërish sot, në të njëjtat forma, të zgjidhesh rëndom për të treguar dokumentet e identifikimit pa asnjë arsye. Njerëzit që merren me radhë nga të njëjtët oficerë policie. Dhe në të tilla raste vihet re tensioni dhe kontrasti është i zakonshëm tek disa komunitete, në disa zona dhe mendoj se problemi më i madh është se njerëzit nuk duan ta zgjidhin këtë problem. Politikanët shohin në anën tjetër”, u shpreh z. Kobo.
Youssef Kobo punon në terren me banorët e lagjeve periferike. Ai i ndihmon ata të hyjnë në qarqet e politikës dhe biznesit. Ai gjithashtu beson se politikanët nuk i kanë mësuar ende leksionet që rrodhën nga protestat e Black Lives Matter dhe për sa kohë ata nuk e bëjnë këtë, problemet do të vijojnë.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












