E-Diaspora
Policia ndalon kolonën e dasmorëve shqiptarë në Hamburg: Ja çfarë ka gjetur
Me atë rast policët kanë kontrolluar shumë makina dhe kanë gjetur, sipas njoftimeve të para, marihuanë, bomba tymosëse dhe gëzhoja fishekësh të pliumbave
Dëshmitarët që kanë parë një kolonë makinash të një dasme shqiptare kanë alarmuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të ngjahsme me ato të të shtënave me armë zjarri. Siç shkruan TAG24, policia ka ndaluar pastaj kolonën e dasmorëve me afër 20 vetura, në afërsi të stacionit hekurudhor Dammtor.
Me atë rast policët kanë kontrolluar shumë makina dhe kanë gjetur, sipas njoftimeve të para, marihuanë, bomba tymosëse dhe gëzhoja fishekësh të pliumbave, trasnmeton albinfo.ch.
Ende nuk është e qartë nëse objektet e gjetura (bombat dhe gëzhojat e fishekëve) lidhen me të shtënat e dëgjuara. Po ashtu, policia deri tash nuk ka ofruar të dhëna nëse bëhet fjalë për armë frikësuese ose të ndonjë kalibri tjetër, përcjell albinfo.ch.
Ajutoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet.
Schüsse in Hamburg: Polizei stoppt ballernden Hochzeitskonvoi https://t.co/BXRoWKKHBS pic.twitter.com/HrmB8cILYj
— Hamburger Morgenpost (@mopo) September 6, 2019
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










