Kosova
Policia konfiskon “Bentlyn” e Morena Tarakut
Një veturë e importuar në Kosovë në muajin tetor nga Morena Taraku në fillim doli se nuk ishte e re ashtu siç kishte deklaruar Taraku në Doganën e Kosovës, e tani KALLXO.com e ka konfirmuar se ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Më 16 tetor të këtij viti, KALLXO.com në një hulumtim të publikuar ka treguar se Morena Taraku ka importuar një veturë të tipit “Bently” në Kosovë dhe se e njëjta veturë ishte deklaruar nga pronarja si e re por që Dogana e Kosovës kishte hasur se ka pasur kilometra të kaluara.
Taraku ka tentuar t’i shmanget tatimit doganor, vlera e së cilit ka qenë 14 mijë e 118 euro.
Policia e Kosovës, në një përgjigje për KALLXO.com ka treguar se vetura e Morena Tarakut është sekuestruar nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar gjatë ditës së sotme.
Sekuestrimi është bërë nën arsyetimin se vetura e tipit “Bently” ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KALLXO.com, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













