Lajme
Policia jep detaje: Ja si u gjetën viktimat në shtëpinë e tyre në Viti
Policia e Kosovës në një konferencë për media para vendit të ngjarjes në Pozhoran të Vitisë ku ka ndodhur një krim që tronditi Kosovën tha se janë duke vazhduar hetimet, raporton Albinfo.ch.
Pranë shtëpisë ku ka ndodhur kjo ngjarje tragjike ende shihen ekspertë të forenzikës dhe mjekësisë ligjore të cilët po vazhdojnë të hetojnë detajet e ngjarjes.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Remzi Azemi tha se nga hetimet praprake konstatohet se 3 prej viktimave kanë qenë brenda shtëpisë, derisa njëri prej viktimave e që dyshohet se është dorasi, është gjetur i vdekur në kopshtin e shtëpisë.
“Dyshimi i parë është që kryefamiljari ka kryer vrasjen e bashkëshortes dhe djemve e më pas dyshohet se në kopshtin e shtëpisë e ka vrarë veten. Ne ende jemi në fazën fillestare. Ende janë duke punuar ekipet dhe ende nuk kemi informacione lidhur me motivin. Deri më tani kemi intervistuar disa deshmitarë”, tha Azemi, shkruan tutje Albinfo.ch.
Ndërkohë që nga Policia është konfirmuar se dorasi i dyshuar nuk ka pasur më herët ndonjë rast të hapur në Policinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









