Lajme
Policia hungareze, me aplikacion për monitorimin e shoferëve
Shoferët që përmbahen në kufizimin e shpejtësisë, do të shpërblehen
Policia hungareze është duke zhvilluar një aplikacion, përmes të cilit do të përcjellë nëse po respektohet shpejtësia e lejuar e lëvizjes – me qëllim që të shpërblejë të gjithë ata që vozisin sipas rregullave të parapara të kufizimit.
Përdoruesit e aplikacionit OBBP do të marrin pikë, e nëse vazhdimisht vozisin sipas rregullave, më vonë do të mund t’i përdorin për lirim në artikuj të ndryshëm nëpër dyqane.
Duke u bazuar në koordinatat, softueri e di se cilat kufizime vlejnë për destinacionin e caktuar dhe vazhdimisht do të azhurnojë aplikacionin, me qëllim që të mund të identifikojë kufizimet periodike.
Megjithatë nuk konsiderohet shkelje nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar nëse ajo ndodh për pak sekonda – për shembull, kur tejkalon një mjet tjetër me kushtin e vetëm që pas kryerjes së tejkalimit të ndalë shpejtësinë dhe të respektojë kufizimin.
Sipas OBBPoint, pikët mund të mblidhen edhe nga të rriturit dhe fëmijët që udhëtojnë me veturë apo personat e tjerë të rritur që udhëtojnë me një shofer.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











