E-Diaspora

Policia e Cyrihut arreston tre shqiptarë

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona, që supozohet se janë marrë me narkotikë në rrethin e Horgen.

Fillimisht policia me një qen të zbulimit të drogës, në një pyll në Thalwil në dy vende kishte gjetur heroinë, përcjell albinfo.ch.

Si rezultat, hetuesit e monitoruan pyllin, ku ata vunë re një të ri të dyshimtë. Hetuesit e kanë ndjekur këtë burrë, kanë vërejtur se kishte një pronë në Thalwil. Ata e kanë përcjell dhe disa ditë pasi e kishte lënë pronën, ishte takuar me një person tjetër. Të dy shkuan në Wädenswil dhe u takuan atje me një burrë të tretë, përcjell tutje albinfo.ch.

Kur hetuesit kishin vënë re një transferim të dyshuar të drogës, ata arrestuan tre burrat. Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe rreth 4 kilogramë heroinë.

Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë të moshës 22-27 vjeç. Ata u ndoqën penalisht për shkelje të Aktit të Narkotikëve dhe shkeljet e Aktit të Imigracionit dhe Integrimit.