Lajme
Policia arreston tre shqiptarë që kryenin vjedhje nëpër Austri
Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje serike në ndërtesa banimi. Ata plaçkitën shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Steiermark, Salzburg dhe Burgenland.
Tre shtetasit shqiptarë janë të moshës 32, 36 dhe 49 vjeç dhe dyshohen se kanë kryer gjithsej 20 vjedhje në ndërtesa banimi nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e oborrit dhe më pas nga objektet kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme. Po ashtu, të arrestuarit kanë rrëfyer për policinë përfshirjen e tyre.
Për shkak të hetimeve të punonjësve të Policisë Kriminale të Austrisë së Poshtme dhe në vendngjarje nga inspektorët përgjegjës të policisë, u identifikua grupi shqiptar i autorëve. Dy të dyshuar (36 dhe 49 vjeç) janë ekstraduar në Austri në vitin 2022 pas arrestimit të tyre.
I dyshuari i tretë është arrestuar në Spanjë
32-vjeçari, i cili ishte ende në arrati, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit. I akuzuari u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024 dhe u arrestua në aeroportin e Vjenës Schwechat, shkruajnë mediat austriake.
Ndaj tyre kishte një urdhër arresti evropian. Që atëherë ata janë dënuar me disa vite burg nga Gjykata Rajonale e Grazit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












