Lajme
Podujeva dhe Mitrovica e Veriut votojnë për të parin e komunës
Qytetarët e Podujevës dhe veriut të Mitrovicës në Kosovë, nën masat anit-covid, sot do të kenë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.
Në këtë komunë janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, ku të drejt vote kanë 23,313.
Gjithashtu, edhe komuna e Podujevës, ka mbet pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.
Në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime., ku të drejt vote kanë 87,381 persona.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









