E-Diaspora

Plagoset vajza e Nasim Haradinaj nga shpërthimi në Helsinborg të Suedisë

Në qytetin suedez Helsingborg ka ndodhur një shpërthim, në të cilin është lënduar Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gazeta suedeze “Aftonbladet” ka raportuar se shpërthim ka ndodhur në hyrje të një ndërtese në qytetin Helsinborg, mirëpo, shkaqet e tij ende nuk dihen, përcjell albinfo.ch.

Nasim Haradinajn ka thënë për KTV-në, se vajza e tij është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

Ndërsa Ariana Haradinaj vazhdon të jetë e shtrirë në spital, por ka thënë se është jashtë rrezikut për jetën.

“Jam më mirë. Këmbën e kam të plagosur. Nuk e di, është e mrekullueshme se si jam gjallë unë, nuk e di se si kam shpëtuar”, ka thënë Ariana për Indeksonline.